“Pa Ramën nuk ka shpresë që Shqipëria të ndryshojë”, Basha u ngatërrua me fjalët, kryeministri reagon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një deklaratë të Lulzim Bashës, i cili është ngatërruar me fjalët dhe ka thënë se “pa Edi Ramën Shqipëria nuk mund të ndryshojë”.

“Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë!”, shprehet kreu i PD-së, duke dashur në fakt të pohojë të kundërtën.

Kjo deklaratë është vënë re dhe nga kreu i qeverisë, i cili e ka shpërndarë videon dhe ka shtuar se e mbështet plotësisht këtë që ka thënë Basha. “Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi”, shkruan Rama krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ju mund të pëlqeni dhe këto