Kryen marrëdhënie intime në ajër, çifti i parashutistëve e pëson keq

Wiliam dhe Lisley, një çift parashutistësh, kanë rrëfyer për mediat e huaja se kishin tentuar të kryenin marrëdhënie seksuale gjatë hedhjes me parashutë.

“Kur vjen puna te seksi unë kam ide nga më të ndryshmet. Më vijnë në mendje lloj-lloj mënyrash se si mund ta bësh”, është shprehur Lisley, ndërsa partneri i saj ka shtuar “Dëshirat e saj dua t’i përmbush menjëherë”. Ata kanë rrëfyer se u puthën gjatë udhëtimit me avion për t’i nxehur gjërat para se të shkonin më tej në ajër. Lisley ka rrëfyer se në fillim gjërat po shkonin mirë.

“Ishim veshur të dy me pantollona të shkurtra dhe të gjëra dhe mendova se do ishte shumë e lehtë”, ka treguar ajo. Por kur po bënin marrëdhënie në ajër, William kuptoi se parashuta e tij s’po hapej. “Po bënim seks, ishim mirë por kur pashë tokën kuptova që isha në telashe”, tha ai.

Ai ishte shkëputur nga Lisley dhe kishte tentuar të hapte parashutën, por ishte lënduar në fytyrë. Parashuta u hap në momentet e fundit, por sërish ai u rrëzua në tokë pa ndjenja.

“Kur e pashë ashtu të shtrirë në tokë mendova se ka vdekur”, është shprehur Lisley. “Dhimbjet e para ishin në fytyrë, në këmbën e majtë dhe në mes të këmbëve. Me këtë mund të merrte fund hedhja me parashutë, por dhe mund të mos kryeja kurrë marrëdhënie seksuale”, ka vazhduar William, i cili më pas ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe është shëruar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto