Tea zbulon se e ka ditur lidhjen mes tyre, reagon Melisa: “Pse doni të na përçani?”

Disa ditë më parë, Andi dhe Melisa kanë konfirmuar lidhjen e tyre përmes këngës “Leje”, ku dyshja u shfaqën duke u puthur.


Së fundmi, Tea është pyetur nëse e ka ditur për lidhjen e tyre dhe ajo e ka pohuar. Tea më pas ka publikuar një video të Melisës, ku ajo shprehet se Tea i ka mbështetur gjithmonë.


“Po e dinte dhe gjithmonë na ka mbështetur. Nuk e kuptoj pse vazhdoni doni të na përçani kur nuk do të ekzistojë kurrë një përçarje mes nesh më kuptoni? Se gjithmonë kemi qenë bashkë, gjithmonë na ka mbështetur…ne duhemi, duhemi shumë”, thotë Melisa.

Ju mund të pëlqeni dhe këto