Melisa e lidhur me Andin, reagon Fationi: “Për diçka jam i lumtur”

Vetëm pak ditë më parë, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen e tyre. Më pas, ata publikuan foto së bashku në rrjetet sociale, ku i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit.


Por një nga personat e parë që ngriti aludime se dyshja ishin bashkë ka qenë Fationi, ish konkurrent i “Përputhen”, i cili ka realizuar disa takime me Melisën.


Pas konfirmimit të lidhjes së tyre, ka reaguar ky i fundit. Fationi i ka uruar më të mirat dyshes, por shprehet se është i lumtur vetëm për një gjë.

“S’dua të merrem më me këtë çështje sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që dhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thoja të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën. Mori vesh që unë s’i kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto