Lorik Cana zbulon historinë, si u njoh me bashkëshorten e tij italiane

Së fundmi, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë i ftuar në emisionin “Jashtë loje”, ku ka treguar se si u njoh me bashkëshorten e tij, Monikën.


“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet”, tha Loriku.


“Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu. Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë”, shtoi Loriku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto