“Ka lënë dhimbjen e tij mënjanë për të m’u gjendur pranë”, Soni Malaj flet hapur për Flori Mumajesin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, konkurron këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën “Versioni im”, të cilën e ka kompozuar ish i dashuri i saj, këngëtari i njohur Flori Mumajesi.


Gjatë një interviste të fundit me moderatorin Ermal Peçi, Soni është shprehur se e vlerëson shumë punën dhe vëmendjen profesionale të Florit ndaj këngës së saj në një moment të vështirë të jetës së tij, pasi ai ka humbur një njeri të rëndësishëm.


Ndërkaq, këngëtarja është shprehur se dyshja kanë qenë miq tërë këtë kohë, pavarësisht se ky fakt nuk dihej nga publiku i gjerë.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”, u shpreh Soni.

Ju mund të pëlqeni dhe këto