Ellie Goulding bëhet mama për herë të parë, bashkëshorti jep lajmin e bukur

Këngëtarja me famë botërore, Ellie Goulding, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë i shoqi i saj, Caspar Jopling.


Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Ellie dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe.


“Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të na lejonit të shijojmë privatësinë tonë… Faleminderit”, ka shkruar ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto