Bill Gates ndahet nga bashkëshortja pas 27 vitesh martesë, zbulohet arsyeja e divorcit

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda, janë divorcuar pas 27 vitesh. Personi i katërt më i pasur në botë, Bill, e ka njoftuar vet ndarjen përmes një postimi në Twitter.

“Pasi e menduam gjatë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e ardhshme të jetës sonë. Kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë teksa navigojmë në këtë fazë të re të jetës”, deklaroi Gates.


Çifti ka tre fëmijë Jennifer, 25, Rory, 21, and Phoebe, 18 vjeç.

Ju mund të pëlqeni dhe këto