Spiropali: “Ndëshkimin më spektakolar nga populli e mori Presidenti Meta”

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, deklaroi se presidenti Meta ka dalë më i munduri nga zgjedhjet e 25 Prillit.

“Janë 20 raste sot për krime elektorale në SPAK që po hetohen dhe le të hetohen të gjitha, patjetër. Koka e Bashës duhet të mendojë me kokën e vet dhe ka rastin që të provojë që është lideri i PD-së. Monika hyri e mundur në këtë betejë dhe i munduri më i madh është presidenti Ilir Meta, ka marrë ndëshkim spektakolar nga populli shqiptar”, tha Spiropali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto