Sazan Guri zbulon arsyen pse nuk kandidon për deputet në zgjedhje: “Këto parti duan shtetin për pushtetin”

Ambientalisti Sazan Guri në “Zonë e Lirë” ka treguar arsyen pse nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Në 2017 kandidova me Partinë e Gjelbër… Nuk më lanë të kandidoja, rradhën e parë që isha vetëm në 2017. Luftova për votim elektronik, ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe votim të diasporës. Kuptova që këto parti politike donin shtetin për pushtetin, ishin krejt ndryshe nga ai fillim fisnik, bujar, qytetar që vija unë në pushtet. Nuk ka ardhur koha, u tërhoqa, kur ndryshoi ligji zgjedhor”, tha Sazan Guri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto