Reperi shqiptar rrëfen sukseset në SHBA: “Producenti i Lil Wayne më kërkoi të shkruaja këngë”

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Zonë e Lirë” është reperi shqiptar Big Cruz, i cili jeton në SHBA. Ai gjithashtu është edhe trajner i boksit.

“Edhe kur isha 16-17 vjeç, mësova boksin, por nuk e kisha marrë seriozisht. Më pas më lindi dëshira të vazhdoja boksin në universitet dhe në vitin e tretë m’u ofrua kjo puna, kam 5 vjet që merrem me këtë sport. E vazhdoj më tepër për qejf”, është shprehur Big Cruz.

Që në moshën 13 vjeçare ai shfaqi pasionin për muzikën. “Jam marrë me shumë shtëpi diskografike në New York, më kanë ofruar shumë kompani për të më marrë përsipër në menaxhim por kam thënë se s’do hidhem tek gjëja e parë që më vjen, nuk po nxitohem se punën e bëj shumë mirë, muzikën e kam shumë lart. Unë jam lidhur me Universal Music Group. Unë i shkruaj vet tekstet e këngëve. Në Los Angeles takova një producent shumë të njohur, i cili më ndihmoi me lidhjet më pas. Producenti i Lil Wayne më ka kërkuar të shkoj në studio dhe t’i shkruaj këngë për artistët e vet, por nuk ika në LA sepse filloi pandemia. Albumi i parë do jetë gati në shtator”, është shprehur Big Cruz, ndërsa ka falenderuar edhe fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, për ndihmën që i ka dhënë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto