Qeveria Rama-Basha pas zgjedhjeve? Arjan Çuri: “Do hidhen rrjetat me peshkarexha”

Qeveria Rama-Basha pas zgjedhjeve? E mundur? E pamundur?

“Nuk i dihet nëse janë në lojë vetëm tre parti, por mund të futet ndonjë e katërt apo e pestë me ndonjë mandat tjetër dhe ata janë më të rrezikshmit. Kush do mposhti kë? Rama nuk do i kapi 70 deputetë, kap 67, shqetësimi i parë i tij është të gjejë të tjerë. Nga to mund të dalin ose deputetë renegatë të dy partive të mëdha ose ajo që mendoj unë është që partitë e vogla të fusin nga 1, nga dy. Këta i ka më të mundshëm Rama t’i thërrasi në qeveri.

Ose do bëhen negociata me LSI, duke i ofruar më shumë se sa i ofron PD. Do hidhen rrjetat me peshkarexha. Pazari i parë është me këta të vegjlit, po këta kanë një mundësi jo të madhe për të dalë. Pazari i dytë është me LSI, që është më i mundshmi, interesi i Ramës është me Bashën se aty s’ka fare opozitë dhe do rrijë rehat. Skenari i tretë është bashkëqeverisja e madhe PS-PD. Vetëm një mënyrë ka Basha ta shpjegojë këtë koalicion para publikut që ‘po s’vajta unë do shkoj LSI’. Kjo ndodh nëse LSI vendos të shkojë me PS. Por nëse LSI rri me PD, atëherë ndodh rrotacioni politik”, u shpreh Arjan Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto