Kërkon karrigen e Lulzim Bashës, Kadilli zbulon takimin e fundit me kryedemokratin

Fatbardh Kadilli është mbrëmjen e sotme i ftuar në “Zonë e Lirë”. Ai ka listuar arsyet se pse kërkon largimin e Lulzim Bashës dhe vendosjen e tij si kryetar të PD-së.

“Kisha një sekret të brendshëm kur mora ftesën tënde, dalja e fundit e Bashës ka qenë të premten këtu, aty ku për mua mbylli fushatën e tij politike. E kam kënaqësi që rrugën time ta filloj këtu. S’kam marrë asnjë rrogë nga PD-ja. Në 8 vjet që jam në opozitë nuk kam marrë asnjë lloj pagese, falë mbështetjes së familjes time.

Nuk prita 1 javë se jam shumë i qartë për atë që i mungon PD-së dhe për ndryshimin që duhet të ketë. Në çdo lloj rasti që kemi dalë humbës, partia futet në një proces radikalizimi, mbyllet dhe pastaj fillon një proces për t’u hapur. Ai që është përgjegjës nëse nuk ia del që mos të blihet vota, duhet të largohet. Detyra jonë është që sot të krijojmë një opozitë të re, që nuk ankohet për cenet e shqiptarëve, i ngjall energjinë politike shqiptarëve. Jam i bindur që e bëj unë më mirë se sa ai”, tha Fatbardh Kadilli.

“Takimi i fundit ka zgjatur mbi 1 orë e gjysmë dhe ka qenë shumë produktiv”, tha Kadilli mbi takimin e fundit me kryedemokratin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto