“Gjurmë pa shenjë”, filmi i ri shqiptar që do ju mbajë të mbërthyer pas ekranit

Maxim Aladini dhe Lorenc Kaja janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” për të folur mbi filmin më të ri shqiptar “Gjurmë pa shenjë”, që pritet të dali shumë shpejtë në të gjitha kinematë në vend.

Ky film i zhanrit aksion, dramë, romancë, është me regji dhe skenar nga Maxim Aladini, ndërsa pjesë e kastit janë shumë aktorë të njohur shqiptarë.

Në film rrëfehet dashuria e dy të rinjve që përjetojnë dramën e ndarjes. “Kthehet në hakmarrje në momentin që personazhit kryesor i vrasin vëllain”, tha Maksimi në “Zonë e lirë”. “Gjithë ndjenjat e bukura në jetë lejnë gjurmë, përveç atyre që mbarojnë akoma pa filluar, prandaj quhet kështu filmi”, shtoi Maksimi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto