Fitorja e tretë e Ramës/ Arian Çani: Jemi në një sistem tërësisht pervers, duhet të jetë fasada demokratike”

Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka qenë e ftuar ministrja Elisa Spiropali. “Fitorja e tretë e Ramës/ Një kirurgji mini invazive e paparë” – ishte tema që po diskutohej në studio.

“Ne nuk ndjehemi as triumfator në këtë fitore, nuk do keni nga ne asnjë fishekzjarre asnjë triumf”, tha ministrja.

“Ju s’jeni triumfator se Rama është shumë i mençur, ai e di shumë mirë që një kirurgji invazive e niveleve të tilla, një ditë do plasi. Duhet të jetë fasada demokratike, ca i lëshon edhe vet me lezet, jemi në një sistem tërësisht pervers. Ne duhet të kërkojmë monarki”, tha Arian Çani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto