Fitorja e Ramës/ Arjan Çuri: “Exit Poll-et i hodhën hi syve opozitës, maxhoranca kandidoi fëmijët e të pasurve”

Fitorja e tretë e Ramës/ Një kirurgji mini invazive e paparë – Mbi këtë çështje ka folur Arjan Çuri në “Zonë e Lirë”, duke dhënë teknikat me të cilat maxhoranca ka fituar zgjedhjet, sipas tij.

“Rama e ka bërë këtë gjë. Teknika e parë dhe më kryesore ishte dëbimi ose vetëdëbimi i opozitës. Kjo është kryesorja, fakti që ata ikën nga Parlamenti. E dyta, braktisën edhe zgjedhjet lokale. Këto i kishte si dhuratë Rama. Edhe gringot nuk dinin t’i mbanin këta. E fundit fare ishte që Meta tha që ambasadorja amerikane është me Ramën, aty ku ai mendonte se mund ta impresiononte ambasadoren, bëri të kundërtën.

Manipulimi i opinionit publik me sondazhet, Exit Poll-et në fund ishte t’i hidhte një hi syve mbi opozitën. Kjo ishte narkoza, e morëm thanë këta. E fundit fare ishte bërja e pavlefshme e 80 e ca mijë votave, janë gati 5 deputetë. Tjetër gjë e paparë që bëri mazhoranca, është kandidimi i fëmijëve të të pasurve, ata morën më shumë vota se ata të mëdhenjtë”, tha Arjan Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto