Çuri: “Rama vuan nga një sindromë më e thellë që e zvogëlon, ka një fobi të veçantë”

Edmond Tupja në “Zonë e Lirë” ka folur për shkrimin e tij që ka bërë, ku ka thënë se Edi Rama vuan nga sindroma Hubris. Kjo fjalë do të thotë ‘tepricë’ dhe përmblidhet me tre fjalë: mendjemadhësi, arrogancë dhe krenari. ‘Hubris’ është një sindromë që e ka studiuar David Owen.

Për këtë çështje ka folur edhe Arjan Çuri në “Zonë e lirë”.

“Nuk është një gjë ekskluzive e Ramës kjo. Ajo që është ekskluzive e Ramës, është një sindromë tjetër. Fakti që Rama ka hubris dhe çrregullimet narcizistike, të gjitha këto janë arsyeja e suksesit të liderit. Sa më narcizistik, sa më bipolar dhe më hubricistik, të jenë këta njerëz, aq më të suksesshëm janë. Rama do ofendohej sikur mos ta kishte. Frika se mos harrohet, kjo është sëmundja më e thellë e Ramës, ka frikë mos e harron fëmija e tij. Këtë e kanë njerëzit e vegjël dhe kjo e zvogëlon Ramën. Rama tha një fjali në Vlorë që e zbuloi këtë frikë. Tha ‘unë po i bëj këto investime që Zaho kur të rritet, të jetë krenar për babanë e tij’. Në momentin që ai ka frikë mos e harron i biri, këtu ka një çarje, ka një shpresë, kjo është fobia e veçantë e Ramës dhe kjo e zvogëlon, ato që thotë profesor Tupja e bëjnë të madh”, tha Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto