Arens Ibrahimi, piktori rrëfen revoltën e tij

Arens Ibrahimi është një piktor, i cili ka folur për revoltën që ndjen lidhur me profesionin e tij dhe mosvlerësimin e këtij arti në vend.

“Sot kam shansin të shkoj në shkollë, por nesër kam frikë se s’do shkoj dot më. Nga brezi im kanë qenë 18 veta studentë që kemi nisur dhe sot kemi mbetur vetëm 1, unë. Mllefi që kam përbrenda është se ndjehem vetëm në këtë vend mbijetese… Drejtësia e ka gojën e zënë pasi korrupsioni po arrin në orgazëm. Rradhën e valles pastaj do e marrin feministet dhe blogeret e Instagram-it”, ishte një pjesë e letrës që ka shkruar Arensi.

“Kjo vepër erdhi pas protestës së Klodianit, ishte si pika ku nuk mban më, edhe pandemia, edhe të tjerat, që e kanë çuar në një situatë të tillë. Kam kryer një kompozim të thjeshtë, pjesa e fundit poshtë është populli, në mes është media që bën lidhjen dhe pjesa sipër lufta për pushtet”, tha Arensi për pikturën “Omerta” që shihet më poshtë.

“Omerta” drawing 50×70
Ju mund të pëlqeni dhe këto