Tragjedi/ Shembet mbikalimi duke zënë poshtë makinat, të paktën 13 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Mexico City, ku një mbikalim i metrosë është shembur pjesërisht, duke shkaktuar humbjen e jetës së 13 njerëzve dhe plagosjen e gati 70 të tjerëve.


Sipas mediave meksikane, një makinë u bllokua nën rrënojat e metrosë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:20 të mbrëmjes së të hënës në Metro Line 12, e hapur në vitin 2012.


Një video e publikuar në media tregon mbikalimin duke u shembur mbi makinat që kalojnë poshtë saj. Kryebashkiakja Claudia Sheinbaum u shpreh në Twitter se një tra mbështetëse ishte lëshuar dhe si pasojë, mbikalimi u shemb.

Përpjekjet për të shpëtuar njerëzit u ndërprenë gjatë mesnatës pasi treni pjesërisht i varur ishte shumë i dobët dhe duhej futur një vinç për ta marrë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto