Shpërthen vullkani që nuk ishte aktiv prej vitesh, ekspertja bën paralajmërimin: “Ky është vetëm fillimi”

Vullkani La Soufriere që ndodhet në ishullin lindor të Karaibeve në Shën Vincent, ka shpërthyer të premten pas disa dekadave që kishte mbetur pasiv.

Si pasojë, mijëra njerëz në fshatrat përreth tij janë evakuuar pasi shtëllunga të errëta hiri dhe tymi mbuluan qiellin. Vullkani filloi të riaktiviziohej në dhjetor, duke nxjerrë avull dhe tym.

Ai ka qenë i qetë prej vitit 1979. Për këtë shkak, kryeministri i Shën Vincentit, Ralph Gonsalves, urdhëroi këtë javë një evakuim të kësaj zone.

Në mëngjesin e së premtes, vullkani shpërtheu. Një dëshmitar tha se e gjithë zona shpërtheu në errësirë të plotë dhe dielli i mëngjesit u mbulua plotësisht.


Sipas drejtoreshës së Qendrës së Kërkimeve Sizmike të Universitetit të Indive Perëndimore, Erouscilla Joseph, ky lloj aktiviteti mund të vijojë me javë. “Ky është vetëm fillimi”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto