Pas vdekjes së Princit Philip zbatohet operacioni “Ura e Katërt”, ç’do ndodhi në Britani 8 ditët e ardhshme

Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth vdiq ditën e djeshme në moshën 99 vjeçare. Pas kësaj tragjedie, Mbretëresha do të hyjë në një periudhë zie, që nënkupton se do të ndërpresë punët e saj shtetërore.

Vajtimi për bashkëshortin e saj do të zgjasi tetë ditë. Procedura e rreptë që ndodh pas vdekjes së Princit Philip njihet ndryshe si plani “Operacioni Ura e Katërt”.

Pallati Britanik menjëherë pas vdekjes së Princit Philip do të ndjekë, sipas raporteve, planin e Operacionit Ura e Katërt, i cili rendit të gjitha planet dhe zgjedhjet e Dukës së Edinburgut për varrimin e tij.

Deklarata e Vajtimit Kombëtar

Siç pritej në Britaninë e Madhe është deklaruar ditë Zie Kombëtare, ku sot flamujt janë ulur në gjysmështizë në nderim të lartmadhërisë, prezantuesit e lajmeve që do të njoftojnë lajmet do të veshin të zeza dhe deputetët do të mbajnë shirita të zinj.

Mbretëresha gjithashtu do të hyjë në një periudhë zyrtare zie që do të zgjasë 30 ditë dhe më pas ajo do të kthehet në detyrat e saj mbretërore.

Funerali

Princi Philip nuk donte një funeral të madh. Ai kishte deklaruar se dëshironte diçka të thjeshtë. Ceremonia ka shumë të ngjarë të zhvillohet në St. George’s Chapel në Windsor Castle dhe si një veteran i Marinës Mbretërore ka kërkuar një funeral ushtarak. Varri i tij do të jetë në Xhennetet Frogmore, varrezat e familjes mbretërore. Normalisht, të gjithë miqtë dhe përfaqësuesit e Komonuelthit priten në funeral, por duke pasur parasysh ndalimet e pandemisë, kjo mund të mos jetë e mundur.

A do të ndryshojë rendi i trashëgimisë në fron?

Pas vdekjes së Filipit, rendi i trashëgimisë nuk do të ndryshojë. Princi Charles mbetet i pari në radhë për fronin britanik, i ndjekur nga Princi William dhe tre fëmijët e tij, George, Charlotte dhe Louis.

Ju mund të pëlqeni dhe këto