“Ai më bëri magji”, dëshmia shokuese e shqiptarit që i mori jetën brutalisht të moshuarit grek

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi më 23 Dhjetor 2020, ku një 32 vjeçar shqiptar ka vrarë një 60 vjeçar grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia të Greqisë.

Mediat greke mësojnë se autori ishte arratisur drejt Shqipërisë pasi kishte kryer krimin, por është arrestuar nga policia dhe u ekstradua drejt Greqisë.

Ai ka pranuar krimin, ndërsa kur shtëpia e tij iu kontrollua, iu gjetën një armë gjahu dhe 31 gëzhoja. Ndërkohë, 32 vjeçari ka habitur me dëshminë e tij mbi krimin.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto