Horror/ 31 vjeçarja vret me armë vajzën e re vetëm se ishte ulur afër të shoqit të saj në lokal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një grua xheloze ka vrarë një vajzë vetëm 26 vjeçare.
Raportohet se gruaja hyri në lokalin ku ndodhej i shoqi i saj dhe qëlloi për vdekje 26 vjeçaren që ishte ulur afër të shoqit të saj.

Pamje nga vendngjarja

31 vjeçarja Dayane Rafaella de Silva Rodrigues është futur brenda lokalit me armë dhe qëlloi disa herë drejt tavolinës ku ishte ulur burri i saj me pesë shokët e tij.

Një nga plumbat ka prekur 26 vjeçaren në kokë, e cila ka humbur menjëherë jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që 31 vjeçarja kishte për të shoqin.

Pamje nga vendngjarja
Ju mund të pëlqeni dhe këto