Vjen për herë të parë në vend, Rama zbulon platformën dixhitale që do përdoret për transportin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar platformën dixhitale që do të përdoret për transportin rrugor ndërqytetas.

Rama bën të ditur se kjo platformë do quhet e-Transport dhe do të përdoret për herë të parë në Shqipëri, duke monitoruar fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit. Rama ka shkruar se aplikacioni do të jetë falas për 520 linja, 242 operatorë, 2.282 mjete.

“Ja e ardhmja e afërt dixhitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport. Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit. Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit. APLIKACIONI FALAS për: 520 linja, 242 operatorë, 2,282 mjete”, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto