Ulet mosha e njerëzve që mund të vaksinohen, Manastirliu zbulon sa vaksina do vijnë të hënën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza të vaksinës Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.

Sipas Manastirliut, gjithashtu do të ulet edhe fusha e vaksinimit, tek njerëzit + 60 vjeç. “Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore.

Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto