U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vendoset në pranga 24 vjeçari në Lazarat

Një 24 vjeçar me inicialet R. C, banues në Lazarat, është arrestuar nga policia dje pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Tepelenë-Fier.

Ai i kishte premtuar emigrantëve kalim në vendet e BE-së kundrejt një pagese prej 1140 eurosh. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim ilegal të kufijve”.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. C., 23 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Audi” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1140 euro.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, njofton policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto