Tronditëse në Tiranë/ Grabitet 55 vjeçari që transportonte para: “Më goditën me sqepar”

Një grabitje me dhunë ka ndodhur rreth orës 09:00 të paradites së sotme tek Rruga e Kavajës në Tiranë, ku një person që po transportonte para në disa pika valutore, ka rënë pre e grabitjes.

Dy persona kanë kërcënuar dhe dhunuar 55 vjeçarin Qani Zili teksa ai po transportonte paratë. Ai ka bërë të ditur se nuk e di se sa para ka pasur në çantë.

“Sa lekë kishte në çantë unë nuk e di, unë merresha vetëm me transportin. Më zunë rrugën dy persona me motor, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën”, tha ai.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me motor. Disa kalimtarë janë munduar t’i ndalonin, por pa rezultat.

Pamje nga grabitja
Ju mund të pëlqeni dhe këto