SPAK kërkon 63 vite burg për grupin Habilaj, zbulohet vendimi

SPAK ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarët e grupit kriminal Habilaj. Ata akuzohen për trafik dhe kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

SPAK ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe 15 vite burg për Fatmir Minajn.

Kujtojmë se drejtësia italiane nisi një hetim fillimisht ndaj klanit Habilaj, emrat e të cilëve u lidhën me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Koka e grupit të trafikut të drogës është konsideruar Moisi Habilaj, i cili u arratis nga vendi ku vuante dënimin e arrestit në shtëpi, nga Italia dhe tani është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto