Skena tek Skënderbej u stis? Flet i riu që neutralizoi makinën, deklarata: “E vërteta qëndron ndryshe”

Klodian Elqeni është i riu që neutralizoi shoferin që u fut brenda me makinë në sheshin Skënderbej ditën e zgjedhjeve, duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Së fundmi, Elqeni i është përgjigjur akuzave se kjo ngjarje ka qenë e stisur dhe e paguar. Në emisionin “Why Not”, i riu ka thënë se do donte që ngjarja të ishte e stisur, por në fakt e gjitha ishte e vërtetë.

“Jam hasur edhe përgjigjja ime është që unë do të doja shumë, po shumë fare që të ishte një pjesë aktrimi ajo sepse të paktën nuk do rrezikoheshin jetët e njerëzve. Unë dëshiroja shumë që ajo të ishte një pjesë aktrimi, por e vërteta qëndron ndryshe, që nuk ishte,” tha Klodiani.

Klodian Elqeni
Ju mund të pëlqeni dhe këto