A duhen vendosur masa të tjera kufizuese me ardhjen e verës? Epidemiologu bën deklaratën

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka thënë se me ardhjen e sezonit turistik është i nevojshëm respektimi i masave anti-Covid. Gjatë emisionit “ABC e mëngjesit”, Alimehmeti ka theksuar se nuk është e nevojshme të kemi kufizime shtesë me shtetet e tjera, vetëm në momentin kur kemi të bëjmë me një rritje eksponenciale të rasteve.

“Thjesht të respektojmë masat tona, turizmi veror do të thotë ambiente të hapura. Në nuk jemi në marsin e 2020-ës. Tani dimë më shumë, masat i dimë të gjithë, çdo shtet e di si të ruhesh dhe ta evitosh përhapjen, nuk bën sens me përjashtim nëse shtetet kanë rritje eksponenciale të rasteve por në përgjithësi mjafton ruajtja e masave, pra janë të gjitha elemente në favor.

Verën e kaluar ishim të hapur dhe kufirin me Kosovën. Ndërkohë Kosova ishte në majën e valës së saj dhe nuk u përkthye në asgjë në Shqipëri.”, tha epidemiologu. Ai komentoi gjithashtu dhe situatën e rëndë me të cilën po përballet India për shkak të virusit. Sipas tij, kushtet e ulëta higjieno-sanitare kanë ndikuar në valën e tmerrshme sesa vetë agresiviteti i variantit indian.

“Është një popullsi e madhe, kemi problemin e dytë pasi e ke të pamundur distancimin fizikisht në shumicën e zonave. Dhe një virus respirator patjetër që ky numër i madh njerëzish që janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe nuk i kanë mundësitë e higjienës.”, theksoi ai.

Ilir Alimehmeti
Ju mund të pëlqeni dhe këto