Shpërthen pusi i naftës në Fier/ Lëndohet rëndë një punëtor, pëson djegie në trup

Një pus nafte ka shpërthyer në zonën e Ballshit në Fier, duke shkaktuar plagosjen e një punëtori që ndodhej aty afër.

Mësohet se nga shpërthimi punëtori V. B, 51 vjeç, ka pësuar djegie në trup për shkak të presionit të madh të pompimit.

Ai është dërguar nga shokët në spital dhe momentalisht, 51 vjeçari ndodhet nën kujdesjen e mjekëve në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e zjarrfikëses të cilat po menaxhojnë situatën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto