Zbardhet takimi i Bashës dhe shefes së OSBE në selinë blu, PD i dorëzon dokumentin me prova mbi blerjet e votave

Ditën e djeshme, shefja e misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, Ursula Gacek, ka mbërritur në zyrën e Lulzim Bashës tek PD për një takim, ku qëndroi për 1 orë e 15 minuta.

Së fundmi, disa burime për “Panorama” bëjnë të ditur se vëzhguesit ndërkombëtarë janë njohur me faktet që demokratët kanë mbledhur mbi blerjen e votave para ditës së zgjedhjeve.

PD i ka vendosur atyre në dispozicion një dokument me qindra faqe, ku janë faktuar disa raste të manipulimit të zgjedhjeve.

Pasi ky takim ka mbaruar, kreu i PD-së i është përgjigjur kritikëve që duan dorëheqjen e tij. Ai ka deklaruar se “beteja do të vazhdojë deri në fitore”.

Ursula Gacek duke shkuar tek selia e PD
Ju mund të pëlqeni dhe këto