“Viktima nuk është PD, ne po mbledhim provat”, Basha zbulon emrat, kush ishte treshja që vodhi zgjedhjet

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një konferencë urgjente për mediat ka deklaruar se 25 Prilli ishte një masakër elektorale dhe se viktima janë qytetarët e jo Partia Demokratike.

Basha i është drejtuar mediave duke u thënë të pyesin Ramën, Doshin dhe Rakipin se si u vodhën votat e qytetarëve.

“Prandaj detyrimi ynë nuk është vetëm për kandidatët dhe mbështetësit. Teksa ne vijojmë të mbledhim provat, kamerat dhe mikrofonat duhet të drejtojnë pyetjet e duhura tek dyshja ose thënë më mirë treshja, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat? Si i mori votat Ilir Ndraxhi i Avdylajve?! Si i morën votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipi, si i mori votat Aurora Mara, gruaja e Gent Marës. Viktima janë qytetarët. Do të luftojmë për demokraci në vend”, u shpreh Basha.

Ndërkaq, kryedemokrati ka komentuar edhe stërvitjen amerikane në Shqipëri, ndërsa Ramës indirekt i është drejtuar si “despot Ballkani”. “Le të jetë ky një mesazh i qartë për Despotët e Ballkanit se kjo është aleancë politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto