Socialistët shkojnë drejt shkarkimit të Presidentit Meta, dokumenti firmoset nga 50 deputetë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka bërë të ditur pak më parë për mediat se 50 deputetë, më shumë se një të katërtat, kanë firmosur dokumentin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ky dokument sipas rregullores do t’i kalojë komisionit të ligjeve, të cilët do të shprehen nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale.

“Më shumë se 1 të katërtat, 50 deputetë të Kuvendit kanë depozitur kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Metës. Në lidhje me veprimet që i bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme që i kërkohet Presidentit t’i kthehet bianarëve. Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim.

Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim. Sic përcakton rregullorja kjo kërkesë do t’i kalojë komisionit të ligjeve, të cilët do të shprehen nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për të ushtruar detyrën deri në 8 korrik. Nuk dua të ndërhyj aspak në misionin që ka komisioni i ligjeve. Besoj se në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur janë të gjitha provat e nevojshme që argumentojnë qëndrimin tonë. Janë prova që iniciojnë shkarkimin e presidentit.

Dokumenti do ju vihet në dispozion në orët në vijim. Do të merret koha e nevojshme për të analizuar dhe gjykuar procesin”, tha Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto