Rama tha se Meta shoqërohet me subjekte të OFL, Presidenti: “Dje ftova për darkë Gjiknurin”

Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur nga Fieri se ka ftuar për një darkë gazetarët në Vlorë, mes të cilëve edhe Damian Gjiknurin. Por ky i fundit nuk ka pranuar.

“Së pari unë dje kam pasur një darkë informale me të gjithë gazetarët e Vlorës, në këtë darkë kanë qenë të ftuar dhe zoti Bujar Leskaj, dhe zoti Damian Gjiknuri, të cilin ftova vetë përmes një telefonate, se shpeshherë është i detyruar nga kryeministri që të shpifë për mua.

Darka e djeshme kishte fokus transparencën zgjedhore, që Vlora të jetë një shembull i mbajtjes së zgjedhjeve. Deri në 26 Prill do të jem në Vlorë, ditën dhe natën, duhet ta kenë të qartë se çdo skenar i zi do të jetë i papranueshëm. Ai ka shqetësimin se Ilir Meta përpiqet dhe bën gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto