Rama sërish ftesë për bashkëpunim Bashës: “Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar sërish kryetarin e PD, Lulzim Basha, për bashkëpunim. Rama ka thënë se mandati i tretë qeverisës i socialistëve nuk do t’iu ngjajë dy të parëve.

Sipas Ramës, lufta e vjetër politike nuk është më punë për ta. Deklarata e Ramës vjen pasi Basha sot tha se 25 Prilli ishte një ditë e masakrës elektorale.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama në Twitter.

Ju mund të pëlqeni dhe këto