Presidenti e akuzoi për shkelje të rënda, DASH e vlerëson Ardian Dvoranin si ‘kampion në luftën kundër korrupsionit

DASH ka vlerësuar ish kreun e KED-së, Ardian Dvoranin, si një ‘kampion në luftën kundër korrupsionit’ në vendin tonë.

Ai është vlerësuar nga administrata e Joe Biden si një person që ka luftuar fortë për transparencë dhe kundër korrupsionit.


Kujtojmë se Dvorani pati një përplasje të ashpër me presidentin Ilir Meta gjatë kohës kur ishte në krye të KED. Kreu i shtetit e akuzoi në atë kohë Dvoranin si vegël në duart e qeverisë për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i DASH:

Në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin tek institucionet publike, lehtëson krimin ekonomik dhe thith burimet publike dhe private. Administrata e Biden shprehet se ne do të jemi të suksesshëm në luftimin ndaj këtyre çështjeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar, duke përfshirë individë të guximshëm që përkrahin përpjekjet antikorrupsion dhe vendet që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit. Për këtë arsye, unë jam duke shpallur një Çmim të ri Ndërkombëtar të Kampionëve Antikorrupsion, duke njohur individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre.

Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet ta kemi në shtëpi dhe ta ilustrojmë jashtë. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto