“PD vodhi votat e mia, aleatët u sakrifikuan që Basha të bëhej lider”, deklarata e fortë e Nard Ndokës

Nard Ndoka ka bërë një akuzë të fortë ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike pasi nuk mori mandat deputeti nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një intervistë për “Report Tv”, Ndoka ka thënë se ka pasur komisionerë të shitur nga ana e PD që ndikuan në tjetërsimin e rezultatit. Ai ka thënë se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja, ku nuk kanë munguar kritikat që i ka bërë edhe Bashës.

“Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve. Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera. Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeminisër.

Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi pritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën,  Nuk fliste për ekip, por “unë”, e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramën. Pamë një përballje me 2 koka, me Ramën i cakorduar, por i qartë, e dinte masën që kërkonte ishte i qartë për 74 mandate, ishte transparentë. Nuk pati kontakte, nuk përcolli informacione me to, madje i shmangu aleatët dhe i dënoi”, tha Ndoka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto