“Nuk ka turp më të madh, fotografonin hyre-daljet në zyrat e LSI”, Kryemadhi denoncon prefekten e Beratit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka denoncuar sot gjatë një konference për mediat, prefekten e Beratit dhe punonjësit e bashkisë së Tiranës.

Kryemadhi ka thënë se e ka parë prefekten e Beratit duke fotografuar hyre-daljet nga zyrat e Partisë së LSI.

“Nuk kishte turp më të madh se sa të shikojë prefekten e Beratit që fotografonte kush hynte dhe kush dilte në zyrat e partisë së LSI për të votuar. Nuk kishte turp më të madh se sa të shikoje punonjës të bashkisë së Tiranës me urdhër të Veliajt që filmonin dhe regjistronin njerëzit që merrnin pjesë në proces votim”, u shpreh ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto