Mund të mbetet pa mandat deputeti, reagon për herë të parë Petrit Vasili pas zgjedhjeve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar për herë të parë që pas zgjedhjeve së 25 Prillit. Ai thotë se beteja sapo ka nisur, duke qenë kështu në të njëjtën linjë me presidentin Meta.

Reagimi i Vasilit:

Zgjedhjet nuk kane mbaruar, perkundrazi beteja sapo ka filluar! S’ka asnje aksion tjeter dhe asnje fokus tjeter pervec numerimit dhe rinumerimit te cdo vote, te kalimit ne site te cdo procesverbali dhe te cdo shkelje e manipulimi rilindas. Partia Demokratike, LSI dhe te gjithe partite e tjera opozitare nuk kane asnje detyre tjeter veç kesaj. Qindra mijra qytetare kane dhene voten dhe cdo vote e tyre duhet te mbrohet me cdo kusht e me cdo mjet nga te gjitha partite e opozites. Analizat dhe kerkesat per doreheqje nuk e kane kohen sot, por ato do te behen patjeter ne kohen e duhur.

Sot detyrimi ndaj popullit eshte nje dhe vetem nje: ruajtja e cdo vote dhe demaskimi i masakres mafioze rilindase te zgjedhjeve. Ky eshte momenti qe ndan perfundimisht te shiturit peng te mafias rilindase, nga ata qe duan veten dhe Shqiperine. Cdo perfaqesues i LSI dhe cdo demokrat kane vetem nje detyre te shenjte te mbrojne cdo vote dhe te zbardhin gjithshka. Çdo krim zgjedhor i cdo forme do te denoncohet me force, ligjerisht dhe papushim. Kurre dhe kurre Shqiperia nuk do te behet peng i mafies rilindase!

Ju mund të pëlqeni dhe këto