“Mos u merrni me shashka”, Presidenti reagon pasi socialistët duan ta shkarkojnë nga posti

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi 50 deputetë socialistë firmosën dokumentin për shkarkimin e tij. Meta në Facebook shkruan se asgjë nuk ka përfunduar dhe se do merret me ndjekjen e procesit zgjedhor deri në fund.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!
Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”, shkruan Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto