“Meta nuk është larguar kurrë nga LSI”, Lefter Koka bën deklaratën, zbulon si u ndje kur Presidenti i përmendi djalin

Deputeti i sapokonfirmuar nga rradhët e PS në Durrës, Lefter Koka, ka deklaruar se presidenti Ilir Meta nuk është larguar kurrë nga LSI edhe pse ka qenë kreu i shtetit vitet e fundit.

“Meta nuk është larguar kurrë nga LSI. Edhe Berishën e ri dhe të vjetër e kam parë, shoh edhe Metën që interpreton Berishën, por përveçse më kanë dhënë forcë më kanë bërë të punoj më shumë në këto zgjedhje. Në Durrës mandati im është i merituar, nuk ka rikthim mbrapa LSI do të shkojë drejt normalitetit të saj”, tha Lefter Koka në emisionin “Breaking”.


Kur u pyet se si u ndje në momentin që Presidenti i ka përmendur vëllain apo edhe djalin për sulme politike, Koka u shpreh se: “Meta ka marrëdhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij. Me tim bir s’jam ndjerë mirë. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto