“Meta kandidat i partisë së tij, bën fushatë skutave me subjekte të OFL”, Rama i drejtohet Presidentit

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit. Ai u shpreh se procesi do të vijojë, ndërsa nuk ka kursyer deklaratat për Metën.

Kreu i qeverisë u shpreh se Meta është kandidat i partisë së tij dhe se vjen në Vlorë me subjekte të OFL-së.

“Presidenti ka…ose më saktë Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. S’ka asnjë problem, natyrisht që ai bën një fushatë atipike skutave me subjekte të OFL i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut dhe ëndërrojnë revanshin nëpërmjet Saliut dhe Ilirit që qëllim kryesor të revanshit kanë rimarrjen në duar të drejtësisë, zhytjen e drejtësisë në llumin e të shkuarës.

Ilir Meta shpërndan dekorata, tani lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktoren në Vlorë nuk e di kujt do t’i bjerë, por në rast se parukierja jote s’do dekorohet sot thuaj nga ana ime se këto janë thjesht teneqe të shpërndara për arsyet që diskutojmë dhe përveç shpërndarjes së teneqeve presidenti ofron dhe divergjenca si përshembull nxjerrjen nga burgu të vëllait të x dhe kunatit të y. Por besoj se këto gëera do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’ja dhënë dërrmën këtyre forcave krejtësisht të kundërta me historinë që ne po bëjmë bashkë e ne 25 prill të vazhdojmë punën”, u shpreh Rama mes të tjerave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto