Kadri Veseli lirohet për tre ditë nga paraburgimi në Hagë, rikthehet në Kosovë për këtë shkak

Ish kreu i PDK-së dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë. Ai është liruar nga paraburgimi në Hagë, ku po mbahet si i dyshuar për krime lufte.

Mësohet se ish kreu i PDK-së do të qëndrojë tre ditë në Kosovë për shkak se gjendja shëndetësore e të atit të tij është përkeqësuar dhe më pas, ai do rikthehet në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep. Veselin po e shoqëro policia e Kosovës dhe EULEX.

“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep.

Veseli ne Kosove sot

Babai i Veselit është në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtruar në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto