“Do garantohet rinumërimi i një numri të caktuar të votave”, deklarata e PD

Ivi Kaso, sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore, ka bërë të ditur se Partia Demokratike ka marrë disa masa mbi parregullsitë e shumta që u raportuan gjatë procesit të numërimit të votave të 25 Prillit.

Sipas Kasos, në një mënyrë apo në një tjetër do të ketë rinumërim të një numri të caktuar të votave në zonat ku parregullsitë kanë qenë të shumta.

“Zonat më problematike ju e dini se i keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminalitetit si ajo e Elbasanit dhe e Shijakut.

Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që cojnë në rinumërimin e një numri të caktuar votash. Sigurisht që të gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzuar faktorit ndërkombëtar”, tha Kaso.

Ju mund të pëlqeni dhe këto