“Der Standard” e citoi mbi komentin e tij për ‘non paper’, Rama: “E turpshme, nuk kam thënë gjë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi media “Der Standard” publikoi një artikull lidhur me teorinë e ndryshimit të kufijve të rajonit të Ballkanit.

Sipas kësaj gazete, Rama kishte komentuar dokumentin “non paper”, ku në këtë dokument thuhet se ekziston një hartë që parashikon një pavarësi të Kosovës së Veriut.

“Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të mirë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme!”, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto