Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës si kryetar, zbulon planet që ka për PD-në

Ish presidenti Bujar Nishani në një intervistë për “PolitikOn” ka deklaruar se nuk ka ambicie për t’u bërë kreu i PD-së, por ka këmbëngulur që Lulzim Basha të lëri postin.

Sipas Nishanit, PD ka nevojë për një hapje të madhe, që të jetë një shtëpi e madhe e lirisë dhe jo një pronë e kryetarit.

“Absolutisht që nuk kam ambicie për kryetar, sepse është një çështje dytësore. Kauza ime është të shoh PD-në të madhe. Kjo fillon me një rritje të saj dhe me ndryshimin e statusit, kryesia dhe Këshilli kombëtar të jenë funksionalë dhe të mos quhet si një dhuratë, por të vijnë pas një gare në ndershme. Kryetari i partisë nuk mund të jetë pronari i partisë, por duhet të imponojë respekt dhe autoritet. Pra, PD ka nevojë për një hapje të madhe dhe të jetë një shtëpi e madhe e lirisë. PD nuk mund të jetë më e besueshme me formulat dhe vizionet e 2015, por që do të marrë frerët e shtetit në vitin 2025, se ka lindur si një parti e frymës së lirisë”, tha Nishani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto