Blendi Fevziu bën parashikimin për mandatin e tretë të Ramës: Po shkon me idenë të luajë butë

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit” ka komentuar marrjen e mandatit të tretë nga ana e Edi Ramës.

Fevziu ka thënë se kryeministri Rama po i kushton rëndësi tolerancës tani, por ka shtuar se nuk beson se do të ketë ndonjë ndryshim ky mandat nga dy të parët.

“Nuk mendoj se Rama do të ketë ndonjë ndryshim nga dy mandatet, nuk besoj. Ka hedhur idenë e një bashkëpunimi, qeverie të përbashkët. Unë kam menduar se një koalicion i tillë do të ishte katastrofë, do të shkrinte edhe PD-në. Rama ecën me idenë e tolerancës sepse ka marrë mandatin e tretë dhe shkon me idenë që të luajë butë.

Sot është më i qetë dhe fitimtar. Nuk e gjykojmë dot sot, por kur të nisë sërish lufta politike, do të kthehet aty ku ishte”, tha Fevziu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto