“Pas dy dozave të siguron mbrojtje deri në 97%”, kush është vaksina efikase që po përdoret në Shqipëri

Ministrja Ogerta Manastirliu ka folur në Kuvend mbi procesin e vaksinimit, duke thënë se kjo ka sjellë uljen e rasteve të reja dhe të shtrimeve me Covid në spitale.

Ndërkaq, Manastirliu ka bërë të ditur se vaksina ruse Sputnik V ka rezultuar se pas dy dozave, ka një efikasitet dhe mbrojtje që shkon deri në 97.6%.

“Pak ditë më parë mbërritën në Shqipëri 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V, presim në muajit në vijim edhe 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik, një vaksinë tejet efikase sipas studimeve të fundit.

Sipas Insitutit Gamalea efikasiteti pas dy dozave shkon deri në 97, 6 për qind. Vaksina ka marrë aprovimin për përdorim emergjent në 63 vende. Sot ka më shumë evidencë shkencore për efikasitetin e tyre. Ndaj çdo qytetari që heziton i them është e rëndësishme të dëgjoni autoritetet shëndetësore, sepse fakti që sot janë mbi 400 mijë gjyshër e gjyshe duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për rëndësinë që ka vaksinimi i shpejtë për të siguruar mbrojtjen nga virusi i rrezikshëm.
Ne do të vijojmë të rrisim dispinobilitetin e vaksinave në vend me objektivin e ri për të arritur drejt 1 milionë vaksinimeve”, tha Manastirliu në Kuvend.

Ju mund të pëlqeni dhe këto