Kush është 48 vjeçari nga Kavaja që dogji të gjallë gruan, zbulohet arsyeja pas krimit të dyfishtë

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin sot. Bilbil Shirja, 48 vjeç, nga Kavaja, dogji të gjallë gruan e tij, Fëllënxa, brenda makinës dhe më pas u vetëvar në një pemë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Personi që shihni në foto më poshtë është 48 vjeçari, i cili në rrjetet sociale mbante emrin Majkëll.

Bilbil Shirja

Dy viktimat janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali 17 vjeç. Çifti jetonin në fshatin Maskuri të Kavajës.

Raportohet se ata ishin në proces divorci dhe të hënën do të kishin edhe seancën përfundimtare të divorcit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto